Kryetarja e Bashkise Shkoder Voltana Ademi ka akuzuar nepermjet nje statusi ne faqen e saj zyrtare ne Facebook , kryeministrin Edi Rama , se po mban ne pune kriminele dhe po heq eliten dhe krenarine e kultures shqiptare.

“Rama heq nga puna eliten dhe krenarine e kultures shqiptare, dy shkodranet Shpetim Saraçin dhe David Tukiçin, Alfred Kaçinarin dhe Edmond Zhulalin. Nderkohe qe mban me shume krenari dhe mburret me kriminele qe kane dosje per prostitucion e vrasje, te cilet i ka bere deputete dhe kryetar bashkish”

Nderkohe Ademi nuk ngurron qe te ftoje dy artistet shkodrane qe te japin kontributin e tyre ne Bashkine e Shkodres.

“Bashkia Shkodër ka nderin dhe kenaqesine qe te ftojë Mjeshtrat, David Tukiçin dhe Shpetim Saraçin, qe te vazhdojne te japin kontributin e tyre per zhvillimin e kultures shqiptare, por tashme ne Bashkine e Shkodres. Eshte ky realitet, kunder te cilit protesta jone do të vazhdoje te luftoje deri ne fund, per ti kthyer shqiptareve vlerat intelektuale perballe krimit qe eshte kthyer ne vlere”-perfundon statusi i Voltana Ademit.