Kryetarja në detyrë e bashkisë Shkodër Voltana Ademi përmes një statusi në rrjetin social ‘Facebook’ ka reagur në lidhje me mungsën e emrit të saj në listën e kandidatëve  të Komisionit të Rithemelimit për bashkinë e Shkodrës .

Ajo thekson  se për shkak  se  është  aktualisht kryetarja në detyrë e bashkisë së Shkodrës, për shkak të këtij pozicioni, si dhe të pozicioneve të mëparshme publike që i janë besuar por edhe për shkak të angazhimit dhjetëravjeçar në Partinë Demokratike, ka vendosur të mos marr pjesë në “primaret” që do të zhvillohen me 30 janar 2022 për përcaktimin e kandidatit për kryetar bashkie në Shkodër, si dhe shprehet se gjykon se po futet në garë me një avantazh përballë të gjithë kolegëve të tjerë.

Ademi  e ka mbyllur satatusin e saj duke theksuar se zëri, mbështetja dhe vota e saj , do të bashkohet me të gjithë demokratët e shkodranët, që me 30 janar 2022, në “primaret” e PD- së, të evidentojnë më të mirët.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakMSH/ JA SA RASTE TË REJA SHËNOHEN SOT NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërREAGON ALFRED KOÇOBASHI NË LIDHJE ME KANDIDATURËN E TIJ PËR ZGJEDHJET E 6 MARSIT