Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e uroi Donald Trumpin për mandatin e dytë presidencial.

“BE-ja pret të punojë nga afër me ju për të trajtuar sfidat globale. Së bashku, shoqëritë tona mund të arrijnë prosperitet më të madh dhe të forcojnë sigurinë e tyre të përbashkët”, shkroi von der Leyen në platformën X.

Edhe Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i cili supozohet se ka pasur marrëdhënie të mira me presidentin Donald Trump, gjatë mandatit të tij të parë, e uroi atë.

“Me rikthimin e Trumpit, ne do t’i përshpejtojmë shpenzimet dhe prodhimet për mbrojtje”, shkroi Rutte në X.

“Së bashku, ne mund të arrijmë paqe përmes forcës – përmes NATO-s”, shtoi ai.

Artikulli paraprakTRUMP U BETUA SI PRESIDENT I AMERIKËS! BEGAJ E URON
Artikulli tjetërOSMANI URON TRUMPIN: KOSOVA ËSHTË E GATSHME TË PUNOJË ME JU