
Pas fitores së zgjedhjeve, kryesocialisti Edi Rama ka marrë një mesazh urimi nga Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyn.
Përmes një postimi në rrjete sociale, zyrtarja e lartë europian e ka përgëzuar Ramën për rezultatin zgjedhor dhe ka vlerësuar progresin që Shqipëria ka bërë nën drejtimin e tij në rrugën drejt integrimit europian.
“Urime për fitoren në zgjedhje! Nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria ka bërë përparime të mëdha drejt Bashkimit tonë. Le të vazhdojmë të punojmë ngushtë së bashku për reformat drejt BE-së. Shqipëria e meriton të jetë në BE! Me padurim pres t’ju uroj personalisht nesër në Tiranë”, shkruan ai.