Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në përfundimin e afatit për regjistrimin e diasporës, deri më tani në KQZ kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e zgjedhjeve të 11 majit, mbi 182 mijë emigrantë.

Sipas KQZ janë regjistruar mbi 142 mijë, ndërsa u janë refuzuar aplikimet mbi 34 mijë emigrantëve.

Thirrjet e politikës shqiptare shkojnë që diaspora të mos e lërë regjistrimin për afatet e fundit, pasi mund të bllokohet faqja nga fluksi i lartë.

Refuzimet mësohet se kanë ardhur për shkak të gabimeve në adresat që kanë dhënë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

Artikulli paraprakRRITET NUMRI I TË VEGJËLVE ME MIOPI
Artikulli tjetërSKANDAL NË LEZHË , I RIU VENDOS PAJISJE PËRGJIMI NË BANESËN E SË FEJUARËS