Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi në një konferencë për median lidhur me votën e diasporës, tha se janë 245, 975 shqiptarë që jetojnë jashtë vendit që janë regjistruar për të pasur mundësinë të votojnë në zgjedhjet e 11 majit.

Shqiptari me moshë më të mëdha që është regjistruar onlinë është një shtetas shqiptar në moshën 98 vjeçare me banim në Gjermani.

Ndërkohë një person arriti të regjistrohej pasi aplikoi 25 herë

A ka shans të dytë për 48 mijë të refuzuarit?

Celibashi: Jo nuk mund të bëhet asgjë. Pas datës 9, ka 48 orë kohë për saktësim adresave vetëm për ata që janë regjistruar.

Në datën 9 mars shpallet lista paraprake. Nëse shikon pasaktësira lidhur me adresën, qytetari jashtë Shqipërisë mund të paraqesë kërkesë për të saktësuar adresën.

Artikulli paraprakVOTIMI NGA JASHTË, PËRFUNDON SHQYRTIMI I KËRKESAVE: 245 975 TË MIRATUARA, MBI 48 MIJË ZGJEDHËSVE IU REFUZOHET E DREJTA E VOTËS
Artikulli tjetërU HETUA PËR SHPËRDORIM DETYRE, GJKKO PUSHON ÇËSHTJEN PËR PJERIN NDREUN, PRANON KËRKESËN E SPAK