Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka shpjeguar se si të regjistrohen dhe se çfarë duhet të kenë kujdes emigrantët që duan të votojnë nga vendi ku jetojnë, për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.

Sipas Celibashit, personave të cilëve numri personal në mjetet e identifikimit, u mbaron me shkronjat ‘O’ ose ‘Q’, të mos e ngatërrojnë me numrin ‘0’.

“Këshilla Me Rëndësi – Kur Numri Personal ju del ‘Jo i Saktë’ ose ‘I Pavlefshëm’ Çfarë duhet të bëni? Lexoni në vijim dhe shpërndajeni për miqtë tuaj!

📌 Sigurohuni që numri personal të fillojë me shkronje të madhe dhe të mbarojë me shkrojnë të madhe dhe të ketë 10 karaktere. Numri personal hapet me gërmë kapitale – ndiqet nga 8 shifra – mbyllet me germë kapitale.

Numri personal ndodhet poshtë në të djathtë të pasaportës ose letërnjoftimit tuaj.

📌 Bëni Kujdes! Numrat personalë që perfundojnë me shkronje e madhe “O” të mos ngatërrohen me numrin zero “0”, shkruan Celibashi.

Artikulli paraprakGJENDEN 2 TURISTËT E HUMBUR NË MALIN E TARABOSHIT, BENET BECI: FALENDEROJ GRUPIN ALPIN TË FNSH
Artikulli tjetërARMËPUSHIMI ME HAMASIN, IZRAELI PRITET TË LIROJË 183 TË BURGOSUR PALESTINEZË NË KËMBIM TË TRE PENGJEVE