
Përfundon sot afati i regjistrimit të emigrantëve për pjesëmarrjen e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025.
Sipas të dhënave të bëra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në këto momente ka pasur 284,114 kërkesa për regjistrim, ndërsa janë miratuar 225,797 prej tyre dhe janë refuzuar 42,009
Kujtojmë se ditën e djeshme është miratuar shtyrja e afatit të regjistrimit në platformën PER për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, duke e mundësuar këtë vetëm për ata që aktualisht janë regjistruar si aplikantë të refuzuar në sistem.
Duke marrë në konsideratë faktin se këta shtetas i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së KQZ për regjistrim; e kanë shprehur vullnetin e qartë brenda afatit të deklaruar; janë në një numër të konsiderueshëm (42,000); kanë aktualisht një llogari të hapur në sistem dhe u është njohur e drejta e riaplikimit pavarësisht të qënit të refuzuar; shtyrja me disa ditë e afatit mund tu krijojë atyre shansin e fundit për të korrigjuar mangësitë dhe konfirmuar regjistrimin.