
Kryeministri Edi Rama, në një lidhje live në rrjetet sociale, ka vijuar serinë e përgjigjeve ndaj komentuesve.
Ai u ndal tek vota e diasporës dhe rëndësia që ka ajo për Shqipërinë 2030 dhe integrimin në BE.
“Kuvendi mori më në fund dje vendimin, më mirë vonë se kurrë. Tani është përcaktuar qeveria si përgjegjëse për të mbuluar shpenzimet e votimeve me postë.
Regjistrohuni sepse kjo është jo vetëm historike për të gjithë ju që jeni jashtë sepse është hera e parë që votoni pa qenë e nevojshme të vini në Shqipëri dhe nga ana tjetër 11 maji është vendimtar për Shqipërinë 20230 dhe procesin e integrimit.
Kush e ndoqi Konferencën e Mynihut ka dëgjuar prononcimin e qartë të komisioneres Kos, Shqipëria e Mali i Zi janë në pararojë të procesit dhe për ne plani është që brenda 2027 të mbyllet negociata e tu jepet kohë parlamenteve të vendeve anëtare të ratifikojnë anëtaren e re, pra ne.
Këtu zien kazani me ujin e kënetës dhe me bufin plak që u fryn zjarreve të së shkuarës që do të shuhen të gjitha dhe 11 maji do të jetë fundi i historisë së një kënete dhe bufi që ka marrë peng opozitën dhe i rri si hije mallkimi”, tha ai.