
Kandidatët e Partisë Socialiste kanë vijuar takimet me banorët e Shkodrës. Kësaj radhe takimi u zhvillua pranë sheshit “Prek Cali” në qytetin e Shkodrës. Gjatë këtij takimi kandidatët vunë theksin tek rëndësia e votës më 11 Maj, që është një votë vazhdimësie për projektet e zhvillimit të Shkodrës.
Nga ana e tij Drejtuesi Politik Benet Beci, u shpreh se ekipi i kandidatëve të PS është ekipi i tij për punët e mira për Shkodrën që do të vijojnë pas 11 Majit.
Mbështetja e banorëve të kësaj zone dhe entuziazmi i banorëve rrit pritshmëritë që Partia Socialiste ka për një rezultat pozitiv në zgjedhjet e 11 Majit në të gjithë Qarkun e Shkodrës.