Blloku i pallateve në rrugën “Isuf Sokoli” ka qënë ndalesa e radhës e kandidatëve të Partisë Socialiste në takime me banorët e Shkodrës. Në një shesh të tejmbushur dhe një entuziazem fitoreje, kandidatët janë mirëpritur nga banorët e shumtë të kësaj zone e cila është një nga zonat e transformuara të qytetit.

Drejtuesi politik i PS, Benet Beci në fjalën e tij kërkoi mbështetjen e banorëve për një votë masive për Partinë Socialsite për vijimin e transformimit të qytetit me investime konkrete dhe zhvillim të Shkodrës.

Kandidatë njëri pas tjetrin ftuan shkodranët të votojnë numrin 5 Partinë Socialiste si e vetmja forcë politike e cila tregoi se në 2 vite po transformon Shkodrën.

Mesazhi i socialistëve në këtë fushatë është larg retorikës poltike, i fokusuar tek qyteti por edhe projektet e mëdha të transformimit jo vetëm të qytetit por gjithë Qarkut të Shkodrës.

Artikulli paraprakBARDH SPAHIA TAKON AMBASADORIN LAMBERTO ZANNIER
Artikulli tjetërBESMIR LESHA TAKIM ME THEMELUESIT E “ARTIT TË KUZHINËS”