Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit për t’u takuar me krerët e 3 grupeve të opozitës parlamentare . Ky takim është thirrur nga Myslim Murrizi, Nimet Musai dhe Edmond Stojku që i kërkuan kryeministrit të takoheshin, dhe ky i fundit ka pranuar.

Në takimin e parë Rama nuk arriti dot të bindë opozitën parlamentare me marrëveshjen e Këshillit Politik me opozitën jashtëparlamentare për ta votuar në Kuvend. 28 deputetë të opozitës parlamentare depozituan një projektligj për ndryshimin e sistemit në lista të hapura dhe eleminimin e koalicioneve zgjedhore, i cili votohet në Kuvend më 30 korrik.

Mazhorancës i duhen votat për Zgjedhoren pasi nuk i plotëson dot brenda grupit të saj, por opozita parlamentare kushtëzon votën e saj me Listat e Hapura, ose në rast të kundërt do votojë kundër.

Kujtojmë një nga deklaratat nga opozita parlamentare, Myslim Murrizin që tha se 28 të opozitës parlamentar dhe jashtë grupeve janë të vendosur të mos jenë fasadë dhe të mos votojnë asgjë që vjen nga Këshilli politik.

Por opozita parlamentare tashmë do të dijë se çfarë qëndrimi ka Rama për ndryshimin e sistemit, edhe pse kryeministri e ka thënë nga Kuvendi se kjo çështje nuk është një tabu. Por OSBE nga ana tjetër, sot ka hedhur poshtë ndryshimin e sistemit të paktën për zgjedhjet parlamentare të 2021, duke bërë me dije se procesi do të paktën 1 vit kohë, ndërkohë që Shqipëria për 10 muaj shkon në zgjedhjet e ardhshme.

Artikulli paraprakISH-MINISTRJA E INTEGRIMIT: PPE PARAQITI SOT NJË NGA QËNDRIMET ME TË FORTA MBI PROCESIN E INTEGRIMIT
Artikulli tjetërFOTO NGA TAKIMI/ PËRFAQËSUESIT E OPOZITËS PARLAMENTARE TË QESHUR PARA RAMËS, KRYEMINISTRI SHOQËROHET VETËM NGA TAULANT BALLA