Votimi në Kuvend, Kryemadhi kundër shkarkimit të Manjanit

Kuvendi ka miratuar me 76 vota pro dekretin e emërimit të Petrit Vasilit ministër të Drejtësisë. Dekreti i Presidentit u miratua vetëm me votat e mazhorancës, ndërsa opozita kishte lënë seancën më herët. Kuvendi votoi fillimisht dekretin e shkarkimit të Ylli Manjanit ku ranë në sy dy vota kundër të deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Dekreti u votua me 74 vota pro dhe 3 kundër. Ndër votat kundër shkarkimit të Manjanit ka qenë ajo e Monika Kryemadhit dhe Kejdi Mehmetajt të LSI-së. Kundër shkarkimit të Manjanit ka votuar edhe kryetari i Partisë Agrare Ambienatliste, Agron Duka.