Në orët e para të procesit të votimit ka pasur disa problematika jo madhore në disa qendra votimi të cilat po marrin zgjidhje nga KQZ. Zëdhënësja e KQZ Drilona Hoxhaj tha se në disa zona të thella nuk ka pasur operatorë për paisjen elektronike, kjo edhe për shkak të infrastrukturës së vështirë

“Skemi patur asnjë problem, në pjesën e shpërndarjes së bazës materiale nuk është konstatuar asnjë problematike. Ka patur disa qendra votimi që skanë qenë të paisura me operator këto janë qendra votimi në zona të thella ku infrastruktura ka qenë e vështirë. Ska pasur operatorë për paisjen elektronike. Por megjithatë ska pasur probleme. Janë rreth 100 qendra votimi pa operatorë dhe ka filluar votimi si gjithmonë.

Deri tani ka patur disa problematika në disa qendra. Rreth 230 qendra ka patur probleme edhe për shkak të presionit apo për shkak të mosmarrjes së tyre pjesë në trajnime për përdorimin e paisjes elektronike. Po merren masa që të zgjidhen.

Ska patur problematika me kamerat në qendrat e votimit. Edhe kur ska energji elektrike ofrojnë monitorim edhe gjatë asaj periudhe”, tha ajo.

Artikulli paraprakYURI KIM NGA SHKODRA: ÇDO QYTETAR TË KETË MUNDËSINË TË VOTOJË PA FRIKË DHE PA NDËRHYRJE
Artikulli tjetërVOTON SALI BERISHA: PO SHKOJMË DREJT FITORES