Veprime të ndryshme nga deputetët opozitarë në sallën e parlamentit ku është votuar për kryetaren e re të Kuvendit, Lindita Nikolla të propozuar nga maxhoranca. Vendimi i grupit parlamentar të PD ka qenë grisja e fletëve të votimit.

Ndërkohë kreu i PBDNJ, Vangjel Dule edhe pse e mori mandatin në listat e PD ka preferuar të votojë normalisht, ndonëse nuk dihet nëse vota e tij ishte kundër apo pro Nikollës.

Nga ana tjetër Mesila Doda e PDIU ka vepruar si deputetët demokratë dhe e ka grisur fletën e votimit. Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi nuk ishte në seancë gjatë votimit.

Një veprim ndryshe ka bërë dhe deputeti i LSI Flamur Çela, i cili ka ndjekur procesin normal të votimit.