Votoi ligjet në Kuvend, PD përjashton deputetin Mhill Fufi

Partia Demokratike ka përjashtuar nga radhët e saj deputetin e Kurbinit, Mhill Fufi. Shkak për përjashtimin e Fufit ka qenë thyerja e vendimit të grupit parlamentar për të braktisur Kuvendin dhe mosvotuar ligjet. Fufi votoi pro të gjitha ligjet e rendit të ditës sot në Kuvend, përfshirë edhe atë për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë.