Ish-kryeministri Sali Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja ka votuar sot në shkollën “Kosova”. Në procesin e votimit pati një vështirësi në njohjen e shenjave të gishtave. Në deklaratën për medie ai përshëndeti me dy gishtat lart dhe u shpreh i bindur se opozita po shkon drejt fitores.

“Ftoj me këtë rast çdo qytetar të këtij vendi të fillosh ditën e sotme një fitore madhështore për Elbasanin. Të votojë për familjen fëmijët nipërit mbesat të votojnë për meigrantët që një regjim një regjim në largim i bllokoi u shpiku karantinën si një mjet politik për të mos lejuar votimin e tyre.

Të votojmë për të gjithë ata të cilët i thonë lirisë liri dhe Shqipërisë Shqipëri, rroftë fitorja. Deri tani votimi po ecën i sigurtë drejt fitores me gjithë grahmat përpjekjet e përpëlitjet anti ligjore të pamoral fitorja po bëhet çdo sekondë çdo minutë më e madhe më e bukur më e fuqishme”.

Artikulli paraprakVOTIMI NË TË GJITHË VENDIN, KQZ: KA PASUR PROBLEMATIKA NË 230 QENDRA, PO MARRIN ZGJIDHJE, 100 QENDRA VOTIMI PA IDENTIFIKIM BIOMETRIK
Artikulli tjetërVOTON RAMA: DITA TE MOS USHQEJME NDJENJA NEGATIVE, JEMI NJE FAMILJE E MADHE NE TE NJEJTIN ATDHE