Gjykata e Vlorës ka dhënë masën ‘arrest me burg’ për Kasem Prijasi dhe Hysnije Hoxhallari të cilët akuzohen se kanë vrarë dhe më pas djegur në banesë Salkie e Olsi Hoxhollarit, më 21 janar në Vlorë.

Kasem Prijasi ka thënë në seancën gjyqësore se i ka vratë nënë e bir, pasi nuk takonte dot Hysnien me të cilën kishte një lidhje dashurie. Nusja e shtëpisë, Hysnije Hoxhallari nuk e ka pranuar krimin.