Një ngjarje sa e pakuptimtë aq edhe e dhimbshme ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku dy fëmijë të moshës 12 dhe 13 vjeç kanë shkatruar 50 koshere bletësh në një fermë që merrej me tregtimin e mjaltit.

Ngjarja është e pakuptimtë pasi dy të miturit nuk kishin asnjë arsye për ta bërë diçka të tillë, e nga ana tjetër po aq e dhimbshme, pasi çiftit i cili kishte fermën e biznesit të mjaltit, tashmë duhet t’ja nisi edhe një herë nga fillimi mundimit për të ngritur sërish biznesin e tij. Ngjarja ka ndodhur gjatë muajit dhjetor dhe fëmijët kanë shkaktuar një dëm prej 60 mijë dollarësh. “Është një krim i pakuptimtë. Ata shkatërruan pothuajse çdo koshere duke vrarë të gjitha bletër. Na shkatërruan komplet”, është shprehur çifti i cili shtoi se: “ Ata hyrën në serën tonë, morën të gjitha pajisjet dhe i dëmtuan ose vandalizuar ato. Nuk kishin vjedhur asgjë. Vetëm i kishin vandalizuar”.

Ndërkohë që kompania e sigurimeve nuk i mbulon raste të tilla, fatmirësisht për çiftin i cili jetesën e tij e bazon në këtë aktivitet, pasi ngjarja u bë publike janë mbledhur deri tani një shumë prej 30 mijë dollarësh, duke u dhënë kështu një mundësi për të filluar edhe njëherë biznesin e tyre gjatë verës.