Policia ka arrestuar tre të rinj të cilët dyshohet se kanë vrarë një pensioniste 67-vjeçare në tentativë për ta grabitur. Të arrestuarit janë A. P., 16 vjeç, Adrijan Pjetri, 27 vjeç dhe A. P., 17 vjeç, të tre banues në fshatin Arës- Miliska, Thumane, Krujë.

Këta tre persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin tjetrin kanë kryer veprën penale të vjedhjes me dhunë me pasojë vdekjen e shtetases S. B., ndodhur në qytetin Ulqin, Mali i Zi, ku mbeti e vdekur Stana Bozoviç. Nga kryerja e veprimeve hetimore u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës material : – një kompjuter/tablet i markës Acer, – një telefon celular model Galaxy S2, – një orë dore, – dy unaza floriri, – një sasi parash Euro, sende që i përkisnin viktimës.

Artikulli paraprakKuvendi shkarkon Nasip Naçon Manjani në krye të Drejtësisë
Artikulli tjetërSI SOT 25 VJET MË PARE