Kthjellimet do të dominojnë vendin tonë gjatë pjesës së parë të ditës. Ndërsa pjesa e dytë e ditës sjellë kalime vranësirash të lehta nëpër territor, ku më të dukshme do jenë në zonat përgjatë kufirit lindor.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 21°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Verior -Verilindor duke krijuar në det dallgëzim i ulët.

Rajoni dhe Europa: Europa perëndimore vijon me vranësira dhe shira, gjithashtu vranësirat e dendura dhe temperaturat e ulta do sjellin rreshje dëbore në Europën veriore.

Ndersa kthjellimet mbizotërojnë Lindjen, Qëndrën dhe Jugun e Kontinentit.