Deri në mesditë, vendi ynë do të paraqitet me vranësira dhe reshje të pakta dëbore në zonat veriore ndërsa pjesërisht qendra dhe ekstremi jugor do të kenë vranësira dhe shira të izoluar.

Sipas MeteoAlb, parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të largojnë vranësirat duke rikthyer motin e kthjellët në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 17°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi permanent jugor, kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.

Artikulli paraprakRAMA NË SHBA, DO TAKOHET ME SEKRETARIN AMERIKAN ANTONY BLINKEN
Artikulli tjetërDY QYTETET MË TË GODITURA NGA PANDEMIA NË 2021 NË SHQIPËRI, VDEKJET U RRITËN ME 50%