Dita e sotme do të sjellë një përkeqësim të motit në të gjithë vendin duke sjellë masa ajrore të paqëndrueshme, me vranësira të dendura dhe reshje shiu të pakta e të izoluara në veri – jug.

Pasditja do të përmirësojë kushtet atmosferike, duke ri-kthyer kthjellimet.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 2°C mëngjesi në zonat malore deri në 18°C mesdita në zonat jugperëndimore.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.