Vendi ynë këtë të hënë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me kthjellime.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët në një pjesë të madhe të territorit prej orëve të para të mëngjesit deri në orët e pasdites.

Në zonën e veriperëndimit dhe pjesërisht qendër reshjet po në periudha afatshkurtra do të jenë në formën e shtrëngatave.

Pas orëve të pasdites mot i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në lindje si dhe ndërprerje të reshjeve të shiut në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 7 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi deri në 14 m/s.

Valëzimi në det do të jetë 1 deri 3 ballë.

Artikulli paraprakSEKTORI I FINANCAVE DO JETË MË I FAVORIZUAR…ÇFARË KANË REZERVUAR YJET PËR SOT
Artikulli tjetërVIJON NUMËRIMI I VOTAVE TË DIASPORËS! XHAÇKA KRYESON LEHTË NDAJ GJYLAMETIT, JORIDA TABAKU MERR MBI 20 MIJË VOTA