Mëngjesi i ditës së hënë mbetet me vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit ndërsa reshje dëbore do ketë vetëm në skajin veriore-verilindor. Por duke ju afruar mesditës kushtet e motit përmirësohen dukshëm duke bërë qekthjellimet dhe vranësirat kalimtare të jenë mbizotëruese.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C në 13°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Europa Veriore dhe Jugperëndimore paraqiten me mot të kthjellët dhe vranësira të lehta. Nndersa Europa Jugore, Qëndrore dhe Ishujt Britanikë mbeten me vranesira dhe reshje shiu e dëbore. Po ashtu Lindja e Kontinentit vijon me temperatura të ulta dhe reshje të dendura dëbore.