Vendi ynë këtë të shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash deri mesatar orët e mesditës e hera –herës të dendura kryesisht në lindje të vendit.

Vranësirat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Temperatura do të shënojë vlerën maksimale 22 gradë në qarkun e Elbasanit.

Era do të fryrë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 10 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.

Artikulli paraprakBEQARËT DO TË TAKOJNË PERSONIN E TYRE TË ËNDRRAVE…HOROSKOPI PËR SOT
Artikulli tjetërZGJEDHJET/ KQZ: VOTUAN 1.4 MILION SHQIPTARË DHE MBI 196 MIJË EMIGRANTË! JA SA FLETË REZULTUAN TË PAVLEFSHME