Vendi ynë edhe këtë të enjte do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak vranësirat do të dominojnë që ne orët e para të ditës.

Në mesditë dhe pasdite vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme të dobëta dhe lokale dhe kryesisht në zonën e veriut dhe qendrës.

Temperaturat maksimale do të shënojnë vlerën 26 gradë celcius në Elbasan dhe Berat.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fitoi shpejtësi deri në 14 m/s.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Artikulli paraprakNJË DITË E MBUSHUR ME TAKIME PËR ZEMRAT E VETMUARA…ÇFARË KANË REZERVUAR YJET PËR SOT
Artikulli tjetër“DO ISHTE REKORD I MADH”, RAMA JEP LAJMIN: DJE U HAP DHE GRUPKAPITULLI TJETËR I NEGOCIATAVE