Vijon mot i paqëndrueshëm duke diktuar në vend alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta gjatë paradites. Sipas MeteoAlb pjesa e dytë e ditës sjellë zhvillim të vranësirave në zonat malore duke gjeneruar shira afat-shkurtër, ndërsa pasditja përmirëson motin në vend.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë mëngjesit mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 28°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi perëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Vijon ndikimi i motit të vranët dhe rrebeshe shiu shoqëruar herë pas-here me stuhi ere në ishujt Britanikë dhe pjesërisht Europën Qëndrore, po ashtu me rrebeshe shiu paraqitet Rajoni i Ballkanit dhe Europa Lindore. Ndërsa kthjellimet dominojnë në Europën Veriore, Jugperëndimore dhe Brigjet e Egjeut.