Sipas MeteoAlb: Alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta mbizotërojnë motin në zonat malore gjatë paradites, ndërsa ultësira perëndimore paraqitet me kthjellime. Mesdita dhe pasditja sjellin kalime vranësirash nëpër të gjithë vendin por pa rrezikuar reshje.

Temperaturat e ajrit rriten sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 10°C deri në 29°C. Era do fryjë mesatare gjatë paradites por forcohet në pasdite me shpejtësi 60km/h nga drejtimi Jugor ndërsa në brigjet detare krijohet dallgëzim 6 ballë.

Europa Qendrore, Veriore dhe ajo Lindore vijojnë në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të diktojnë mot të vranët dhe reshje shiu. Ndërsa kthjellimet mbizotërojnë Europën Juglindore.

Artikulli paraprakKOSOVË, AVDULLAH HOTI MERR SOT ZYRTARISHT DETYRËN E KRYEMINISTRIT
Artikulli tjetërRAMA: RRITEN INVESTIMET NË BUJQËSI, NDËRSA NË MEDIA LE TË VAZHDOJNË LLAFET SI E VETMJA PUNË