Emiljana Rrasari nga shkolla “Shejnaze Juka” dhe Eqrem Rusi nga shkolla “28 Nëntori” u shpallën fitues të dy vendeve të para në maratonën 3 km “Vrapo për Bashkimin Evropian” të zhvilluar në pikën turistike të Shirokës, organizim ky me rastin 30 vjetorit të programit Erasmus +, i njohur ndryshe si programi më i madh i studimit që Bashkimi Evropian ofron për nxënësit dhe studentët.

Përfaqësuesit e Qendrës së Informimit të Bashkimit Evropian në Shkodër u kujdesën që të njihnin të rinjtë me përfitimet që vijnë nga programi Erasmus +, njëkohësisht duke promovuar ushtrimet fizike dhe atletikën. Drejtoria Arsimore Rajonale në Shkodër ishte gjithashtu pjesë e këtyre organizimeve me qëllim promovimin e ushtrimeve fizike.

Të njëjtën maratonë simbolike, Rrjeti i Informimit të Bashkimit Evropian në Shqipëri e organizoi paralelisht edhe në qytetet Tiranë e Vlorë, pjesë e të cilave ishin qindra nxënës të shkollave, studentë, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të autoriteteve vendore.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakALARM PËR BOMBË NË AVIONIN DUBAI-LONDËR, EVAKUOHEN PASAGJERËT
Artikulli tjetërFRIKA NGA SULMET TERRORISTE, ‘BLINDOHET’ FINALJA E EUROPA LEAGUE