Me një pankartë të madhe në dore ku shkruhej “Institucionet e papërgjegjshme vrasin’ prindër dhe të rinj u mblodhën bashkë për tu solidarizuar në një marshim protestë nga shkolla “Fan Noli’ në Tiranë drejt Ministrisë së Arsimit.
Marshimi protestë vjen si qëllim për sensibilizimin e institucioneve dhe shoqërisë që ngjarje si ajo e vrasjes së Martin Canit 14 vjeçar të mos ndodhin më.
14 vjeçari u vra me thikë më 18 nëntor, pak metra larg shkollës “Fan Noli’ ku ishte nxënës edhe autori 14 vjeçar tashmë i arrestuar nga policia.