Policia e Shkodrës po vijon hetimet lidhur me vrasjen e 20 vjeçarit Pavlin Preka në fshatin Guci e Re. Mbi 15 persona janë shoqëruar për t’u marre në pyetje në lidhje me ngjarjen, kryesisht komshinj dhe të afërm të cilët janë pyetur për konflikte të mundshme apo nëse kanë dijeni që 20 vjeçari të ishte përfshirë në ndonjë aktivitet të jashtëligjshëm.

Pavlin Preka kishte pak ditë që ishte kthyer nga Dukagjini ndërsa ka qëndruar i vetëm në banesë. Ka qenë një i afërm që ka gjetur trupin e pajetë të 20 vjeçarit në mes të oborrit të banesës së tij, ku pas ekspertizës rezulton të jetë qëlluar mbi 4 herë më armë zjarri pistoletë.

Nisur nga fakti që asnjë person në zonë nuk ka dëgjuar krismat, nxit dyshimin e policisë që vrasja të jetë kryer me armë me silenciator, edhe për për faktin që trupi kur është konstatuar nga i afërmi ka qenë i ftohur, që lë të kuptohet që vrasja ka pasur pak kohë që ka ndodhur.

Familjarët e 20 vjeçarit kanë deklaruar se nuk kanë konflikte dhe nuk e dine cila mund të jetë arsyeja e kësaj ngjarje të rëndë ndërsa hetimet po vijojnë. Pavlin Preka ka jetuar një pjesë të kohës në Dukagjin ndërsa pjesën tjetër në fshatin Guci e Re ndërsa nuk ka precedentë të mëparshëm penalë.

Një ditë më parë xhaxhai Prekë Preka tha se nuk kanë asnjë konflikt dhe nuk dinë kush mund të jenë autorët e kësaj ngjarje. Nipi i tij është rritur me shumë halle nga i ati i cili është divorcuar kur Pavlini ka qenë 3 vjeç. Policia po vijon hetimet lidhur me këtë ngjarje ndërsa një pistë hetimi është aktiviteti në zonën e Dukagjinit si çoban, për përfshirje të mundshme në kultivimin e kanabisit.

Artikulli paraprakNESËR NIS MUAJI I SHENJTË I RAMAZANIT, KREU I KMSH MESAZH: MUAJI I SOLIDARITETIT, TË FORCOJMË LIDHJET ME FAMILJEN E SHOQËRINË
Artikulli tjetërIMZOT GIOVANNI PERAGINE URON FILLIMIN E MUAJIT TË SHENJTË TË RAMAZANIT