Dy brazilianë dhe një italian kanë dalë para gjykatës, pasi akuzohen se kanë vrarë 28-vjeçarin me origjinë shqiptare,  Alban Gropçaj.

Kujtojmë se kjo ngjarje ka ndodhur në shkurt të vitit 2019, në qytetin e Caucaia, në Rajonin Metropolitane të Fortaleza.

Alban Gropçaj ishte i punësuar nga italiani në një kompani me qendër në Itali, por ka udhëtuar drejt Brazilit për të shoqëruar të dyshuarin, për vrasjen e tij.

Sipas prokurorëve, Gropçaj u vra nga dy persona (njëri prej tyre i paidentifikuar) me urdhër të një gruaje braziliane dhe italianit që ishte shefi i tij.

 

 

Sipas hetimeve, ishte italiani ai që ka kërkuar vdekjen e punonjësit të tij shqiptar, dhe shkak dyshohet se janë bërë “interesat financiare”.

Auto Alban Gropcaj 933x4451550650850 640x305 600x286

(viktima Alban Gropçaj)

 

Artikulli paraprakNGA AI NË BOSNJE TE LËKUNDJET SHKATËRRUESE TË NËNTORIT 2019 NË SHQIPËRI/ TËRMETET QË KANË TRONDITUR BALLKANIN NDËR VITE (HARTA)
Artikulli tjetër60 DITË LUFTË/ DJE PAK PARA KREMTIMIT TË PASHKËVE SULMOHET ODESA, 8 TË VDEKUR! KËRCËNIM PËR PËRDORIM TË ARMËVE KIMIKE! ZELENSKY: RUSËT NAZISTË! BLINKEN SHKON SOT NË KIEV