Ruben Saraiva, shtetasi portugez i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikullaj në prill të vitit 2023 në Shëngjin, do të përballet javën e ardhshme në gjykatë me nënën dhe të afërm të Edmond Haxhisë, i cili sipas dosjes hetimore konsiderohet si organizatori i krimit.Seanca gjyqësore e parashikuar për t’u zhvilluar këtë të hënë u shty për shkak të mungesës së prokurorit. Nën masa të rrepta sigurie, Saraiva qëndroi për rreth 90 minuta në ambientet e gjykatës, ku të pranishëm ishin edhe familjarët e Haxhisë.Nen masa te rrepta sigurie portugezi qendroi rreth 90 minuta ne ambjentet e gjykates, ndersa te pranishem ishin dhe familjaret e Haxhise, ku deshmia e tyre eshte kerkuar nga gjykata ne funksion te procesit gjyqesor qe po zhvillohet, ndaj te riut portugez.Me heret kane deshmuar dhe persona te tjere persfshire personelin e lokalit ku ndodhi ngjarje ne Shengjin, por ne deklarimet e tyre ata jane shprehur se nuk kane mundur ta identifikojne autorin e ngjarjes, pasi ka qene i kamofluar.Për Ruben Saraivën Prokuroria e Lezhës ka ngritur akuzat “vrasja për gjakmarrje”, e kryer në bashkëpunim dhe “armëmbajtja pa leje”, ndersa ai po gjyhet i vetem per kete krim, pasi personat e tjere te dyshuar si bashkepunetor ne kete ngjarje nuk jane ekstraduar ende nga Britania e Madhe.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakDITA BOTËRORE E ZEMRËS
Artikulli tjetërZJARR NË NJË STALLË NË KOPLIK