Arrestohet personi i fundit i përfshirë në vrasjen e Hekuran Billës.

Raportohet se në pranga ka përfunduar shtetasi P. Pusi, 25 vjeç.

Arrestimi është bërë nga Policia e Tiranës në bashkëpunim me atë të Shkodrës dhe 25-vjeçari është arrestuar në qytetin e Shkodrës.

Mësohet se ai ishte identifikuar më herët por sot u bë i mundur arrestimi. Po kështu, Pusi njihet si shok i ngushtë i Viktor Markut.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, ai ka qenë duke drejtuar makinën me të cilën u krye atentati ndaj biznesmenit Billa.

Viktor Marku, Sebastjan Mali dhe Adjola Lakra janë arrestuar më herët nga policia për vrasjen e 40-vjeçarit.

Artikulli paraprakAKUZAT KUNDËR THAÇIT DHE VESELIT, RAMA: FLETËRRUFEJA SHKAKTOI KRIZË NË DISA PLANE
Artikulli tjetërQËLLOI ME ARMË NDAJ KUSHËRIRIT TË DEPUTETIT TË PS DHE TRANSPORTOI VRASËSIN E BIZNESMENIT BILLA, POLICIA JEP DETAJE PËR ARRESTIMIN NË SHKODËR