Vrasja e biznesmenit, shkaqet akoma mister

Alban Kaloshi, i njohur ndryshe si Gëzim Kaloshi 42 vjeç, me banim në fshatin Blliçe të Dibrës, u vra në rrethana të mistershme, ende pa zbardhur e premtja. Kufomën e tij rreth orës 03.30 të mëngjesit të sotëm dy persona të paidentifikuar e çuan në urgjencën e spitalit të Dibrës, duke u larguar pa u identifikuar. Nga këqyrja paraprake e bërë nga eksperti mjeko-ligjor, rezulton që viktima të jetë goditur me një plumb në kraharor.Janë ende të pa qarta rrethanat e vrasjes së pronarit të një pike bastesh, ku mbetet për t’u sqaruar nëse bëhet fjalë për vrasje apo ngjarje aksidentale. Nga ana e policisë janë shoqëruar disa persona që kanë qenë të shoqëruar me viktimën në orë të ndryshme të mbrëmjes së djeshme. Për të zbuluar më shumë mbi vdekjen e 42-vjeçarit, po bëhet këqyrja e telefonit, si dhe po punohet për identifikimin dhe shoqërimin e personave që kanë çuar në spital viktimën.

Artikulli paraprakREFORMA ZGJEDHORE. RAMA: NUK DO ECIM ME MENUNË E PD
Artikulli tjetërBLLOKOHET KUFIRI MË I MADH NË BOTË