Gjykata e Krimeve të Rënda dha sot dënimin “burg për jetë” për Denis Shtrazën.Trupa gjykuese e Krimeve të Rënda e gjeti fajtor Shtrazën për rrëmbimin me pasojë vdekjen e Gazmend Çollakut në janar të vitit 2016.

Të njëjtën masë sigurie kishte kërkuar edhe Prokuroria.Ndërkohë vetë i pandehuri dhe avokati i tij kanë pretenduar për pafajësi me argumentin se nuk ka lidhje me vrasjen e Çollakut.

Për vrasjen e Çollakut ishte akuzuar dhe Ervin Dalipaj për të cilin pushoi gjykimi pas ekzekutimit të tij në prill të 2017 tek mbikalimi i Sukthit. Një ditë pasi u rrëmbye në Durrës nga 4 persona të maskuar si policë, Gazmend Çollaku u gjet i vrarë në një kanal në një rrugë dytësore në Krujë.

Burime nga policia konfirmojnë se trupi i pajetë i 40-vjeçarit Çollaku u gjet në fshatin Murqin të Krujës, i lidhur këmbë e duar dhe i qëlluar me dy plumba, njërin në kokë e tjetrin në trup.

Çollaku u rrëmbye mbrëmjen e djeshme (6 janar) nga 4 persona që ishin të maskuar me uniformë policie.

Policia informoi një ditë më pare se Çollaku u rrëmbye me forcë në parkingun e një lokali, ku grabitësit më pas u larguan me një audit me targa gjermane.

Artikulli paraprakPËRMBYTJE EDHE NË VAU DEJËS, 420 HA NËN UJË
Artikulli tjetërGJERMANIA KËRKON PEZULLIMIN E MARRËVESHJES SCHENGEN