Prej dy vitesh vijon procesi i gjykimit për Arsen Stojkun, autor i dyshuar për vrasjen e vëllezërve Bilali, ngjarje e ndodhur dy vite më parë në Shkodër. Artan Gjuzi, avokat mbrojtës i të dyshuarit pas një séance të radhës në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër deklaroi se prokuroria nuk ka asnjë provë për Arsen Stojkun.

Ndërkohë avokati Gjuzi e quan të paragjykuar këtë proces thotë se nuk ka besim tek drejtësia. Sipas palës mbrojtëse është absurd fakti që prokuroria ka dhënë pretencën për dënimin e dy shtetasve Myslim Rama dhe Denis Brahimi të dyshuar si përkrahës të autorit dhe nuk ka ende asnjë dënim për të dyshuarin kryesor të vrasjes së vëllezërve Bilali.

Seancat gjyqësore për autorin e dyshuar të vrasjes së vëllezërve Bilali vijojnë ndërsa ende është e paqartë se çfarë dënimi do të kërkojë prokuroria.

Artikulli paraprakQEVERIA 1 MILIONË $ PËR ARGJINATURËN NË NËNSHKODËR
Artikulli tjetërSHTOJ I RI, BANORËT: FSHATI PO KTHEHET NË LANDFILL