Pas kontrolleve të pandërprera nga ana e policisë, është bërë e mundur gjetja e njërit prej automjeteve të përdorura nga autorët në vrasjen e çiftit Mujeci, ngjarje e ndodhur mesditën e së dielës në Balldren të Lezhës.

Sipas burimeve, mjeti tip “Golf 5”, pa targa, i përdorur nga autorët, është gjetur, në Shkëmbin e Kuq. Dyshohet se automjeti është përdorur nga personat që kryen atentatin.

Në vendin ku u gjet mjeti, janë sekuestruar edhe prova të tjera materiale, të cilat pritet të dërgohen në laborator për analiza të mëtejshme.

Ndërkohë, policia vijon kontrollet në terren dhe punën hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Artikulli paraprakZHVILLIMET E RENDIT NË QARKUN LEZHË
Artikulli tjetërLEZHË, ZBARDHEN DETAJE TË REJA NGA VRASJA E DYFISHTË NË BALLDREN