Vrasja e dyfishtë për drogën 1 dënim përjetë e 30 vite burg

Ekzekutuan pas konflikteve për tregtinë e drogës në zonën e lulishtes “1 Maji”, në Tiranë, Kevin Rugovën dhe Aurora Oskian, gjykata dënon me burg përjetë Sael Sulajn dhe 30 vite Vasiel Cavon. Dy të akuzuarit e Prokurorisë për krimin e 1 tetorit 2015, kanë përfituar gjykim të shkurtuar e për këtë aryes Sulaj përfundimisht dënohet me 35 vite burg duke i shpëtuar burgut përjetë dhe Cavo do të kalojë pas hekuarve 1/3 e këtij dënimi. Sipas hetimit gjyqësorë ekzekutimi i dy të rinjve është bërë me 30 plumba automatiku të shkrepuara nga Sael Sulaj i cili ka pranuar dhe autorësin e vrasjes ndërsa Cavo ka qëlluar 6 herë por plumbat e tij nuk kanë prekur asnjë prej viktimave.

Artikulli paraprakKLSH:13 BIZNESE VIP MILIONA LEKE DETYRIME.TE SEKUESTROHEN NGA TATIMET
Artikulli tjetërHEC-ET,RAMA:ANULUAM 6 PROJEKTE NE THETH.PO SHOHIM VALBONEN