Dera e mortit ende është e hapur në familjen Shkami në fshatin Drisht të Postribës. Dy ditë më parë humbi dy djemtë, Skënderin dhe Abdullain pas vrasjes së dyfishtë nga Esat Dushaj se këtij të fundit nuk i dhanë vajzën e shtëpisë për nuse.

31 vjeçari Esat Dushaj i zuri pritë vëllezërve Shkami teksa po bënin vizitë tek nëna e tyre. Por si e njohin vetë banorët familjen Shkami. Ndërsa për autorin e vrasjes së dyfishtë banorët pranojnë se ka qenë problematik. Të tilla ngjarje në fshatin Drisht nuk janë dëgjuar më parë. Dhimbja është e madhe në familjen Shkami ndërsa fqinjët e tyre, familja e Esat Dushaj që jeton aty afër ka një dëshpërim të madh për ngjarjen e rëndë që tronditi mbarë opinionin.

Artikulli paraprakVRASJA E VËLLEZËRVI SHKAMI, POLICIA VIJON KËRKIMET PËR AUTORIN
Artikulli tjetër2016-ta, QEVERIA “LË PENG” BUXHETIN E SHKODRËS