
LSI shprehu ngushëllimet për familjen e elektriçistit të vrarë në Shkodër dhe kërkon nga drejtësia që të veprojë me shpejtësi duke dhënë dënimin më të rreptë për autorin.
Reagimi ka ardhur nga nënkryetari i kësaj force politike, Petrit Vasili. Ai thotë se LSI u jep mbështetje të plotë të gjithë punonjësve të shtetit që kryejnë detyrën me përkushtim dhe në respekt të ligjit. “Të merren nga shteti masa të gjithanshme për mbrojtjen e punonjesve gjatë ushtrimit të detyrës shtetërore”, mbyll reagimin e tij, Petrit Vasili.






