Një ditë pas vrasjes makabre në qytetin e Korçës, ku babai vrau dy fëmijët e mitur dhe më pas edhe veten, sot është kthyer nga Greqia, e ëma e dy fëmijëve 24 vjeçarja Marsela Toshi.

Sapo ka mbërritur në Shqipëri, policia ka marrë në pyetje 24-vjeçaren për të hedhur dritë dhe për të zbardhur më shumë detaje për ngjarjen. Ditën e djeshme, 5 dhjetor në orët e para të mëngjesit 41-vjeçari Naum Toshi në kushtet e depresionit ka mbytur dy fëmijët e tij të mitur 4 dhe 6 vjeç dhe më pas edhe veten.

Artikulli paraprakKORÇË, DJALI TENTON TË MBYTË ME RRIP BABAIN NË SPITAL
Artikulli tjetërHISTORIA NË TIRANË – E KËRCËNON NGA BURGU I VAQARRIT, GRUAJA TENTON VETËVRASJEN