
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 64-vjeçarit Gjovalin Prendi në Pllanë të Lezhës. Autorët kanë lëvizuar me një automjet fouristradë “Porsche” dhe dy prej tyre të maskuar kanë dalë nga makina, ku njeri prej tyre ka qëlluar me breshëri plumbash në distancë të afërt. Në momentin e ngjarjes, Prendi ka qënë në tavolinë me një person tjetër, por fatmirësisht ky i fundit nuk ka marrë lëndime.
Në ngjarje mendohet të kenë marrë pjesë 4 persona, ndërsa policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje mbi 10 persona. Pista kryesore e hetimeve është ajo e hakmarrjes, pasi djali I viktimës Roan Brahimi, I cili u vra në maj të vitit 2024 në Athinë të Greqisë, dyshohet i përfshirë në disa ngjarje kriminale.