
Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i bashkisë Shkodër Benet Beci ka reaguar rreth vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Kryebashkiaku Beci i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit.
POSTIMI I PLOTË
I tronditur nga lajmi i ndarjes tragjike nga jeta të gjyqtarit Astrit Kalaja ,bir i Shkodrës dhe profesionist i përkushtuar, me një karrierë të gjatë në sistemin gjyqësor shqiptar.
I diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1993, ai e nisi rrugëtimin e tij si gjyqtar në qytetin e lindjes, për të vijuar më pas si anëtar i Gjykatës së Apelit dhe i Kolegjit Zgjedhor.
Në çdo detyrë që mbajti, u veçua për integritetin, përkushtimin dhe seriozitetin me të cilin i shërbeu drejtësisë.
Ngushëllime të sinqerta familjes, kolegëve dhe miqve të tij.






