AVOKATI I VIKTOR MARKUT, ILIR MURATI THA NË PËRFUNDIM TË SEANCËS SE KLIENTI I TIJ NUK KA PRANUAR AKUZAT E POLICISË PËR VRASJEN E HEKURAN BILLËS. SIPAS AVOKATIT, NGA SISTEMI TIMS REZULTON SE MARKU NDODHEJ NË MAL TË ZI QË PREJ MUAJIT JANAR.

SA I TAKON NIPIT TË MARKUT, SEBASTIAN MALI, AVOKATI THA SE AI ËSHTË NJË STUDENT I SHKËLQYER I JURIDIKUT DHE SE NUK KA LIDHJE ME VRASJEN.