Kur kanë kaluar një javë nga ekzekutimi i mafioz i Hekuran Billës, një person është arrestuar si autori kryesor i dyshuar! Nga operacioni i shtrirë në tre qytete, Tiranë, Lezhë dhe Dukagjin është arritur të vihet në pranga një person, identifikimi i të cilit është bërë i mundur nga kamerat e sigurisë.

Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se i dyshuari është mbajtur nën vëzhgim nga policia gjatë kësaj kohe, e ndërsa mësohet se po analizohen kamerat në zonë për identifikimin e autorëve të tjerë.

Pista kryesore në të cilën janë shtrirë hetimet është ajo e hakmarrjes, e lidhur me një ngjarje të ndodhur në vitin 2006 në Angli ku Billa ka vrarë Prelë Markun, 22-vjeç aso kohe. Për këtë, policia ka shpallur në kërkim për ta marrë në pyetje vëllanë e viktimës, Viktor Marku, pasi nuk u gjet në shtëpi.

Si ndodhi ngjarja? Hekuran Billa u ekzekutua rreth orën 22:00 të së premtes te Komuna e Parisit. Fillimisht, nga banorët u raportua si aksident për shkak se nuk pati të shtëna me armë dhe viktima në tentativë për t’iu shpëtuar atentatorëve, manovroi me makinën e tij tip BMW X6 duke u përplasur me dy makina të parkuara.

Atentatori u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ku pak minuta më vonë në Pezë të Vogël, u gjet dhe makina e djegur që përdorën autorët për t’u larguar.

Artikulli paraprakKËNAQËSIA NDAJ SHËRBIMEVE VENDORE 2020, BASHKIA E POLIÇANIT E PARA, KLOSI I FUNDIT, ZHGËNJEN TIRANA
Artikulli tjetërPASURIA SHKARKON NGA DETYRA GJYQTAREN FATMIRA HAJDARI