Deputeti socialist Pjerin Ndreu ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e Aleksandër Ndokës, i ekzekutuar mëngjesin e kësaj të shtunë pranë shtëpisë së tij në Lezhë.

Në një postim në rrjetet sociale, Ndreu i shpreh ngushëllime familjes së 48-vjeçarit, baba i 4 fëmijëve.

Pjerin Ndreu “Për Sandër Ndokën, për vdekjen e tij të parakohshme! Ngushëllime familjes! U prehfsh në paqe miku im!”, shkruajti deputeti Ndreu. Aleksandër Ndoka u gjet i vrarë rreth orës 4 e gjysmë të mëngjesit. Ai ishte anëtar i Këshillit Bashkiak të Bashkisë së Lezhës dhe vëllai i ish-deputetit socialist, Arben Ndoka. Motivi dhe autorët e ekzekutimit të tij nuk dihen ende.