Prokuroria e Lezhës ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për portugezin Ruben Saraiva, i vënë nën akuzë për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në muajin prill të vitit 2023 në Shëngjin.Konkluzionet përfundimtare u dhanë këtë të martë nga prokurori i çështjes, Arben Nika, ndersa i pranishëm në seancën gjyqësore, e cila zgjati rreth 60 minuta, ishte edhe Saraiva.Organi i akuzës i kërkon gjykatës që ai të shpallet fajtor për veprat penale “Vrasje e kryer për interes ose hakmarrje”, si dhe për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.Tashmë pritet që pala mbrojtëse të paraqesë konkluzionet e saj përfundimtare dhe më pas trupa gjykuese do të japë vendimin lidhur me portugezin Ruben Saraiva, i cili ka mohuar në vazhdimësi të ketë lidhje me krimin e ndodhur në Shëngjin.
Portugezi është i vetmi person i marrë i pandehur dhe po përballet me gjykim të zakonshëm për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, pasi katër britanikët e tjerë dhe shqiptari Edmond Haxhia, të akuzuar si bashkëpunëtorë, ende nuk janë ekstraduar nga Britania e Madhe.Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj dyshohet se ishte vijim i një zinxhiri hakmarrjeje mes familjes së viktimës dhe fisit Lekstakaj, konflikt i nisur në vitin 1997, që ka shkaktuar disa viktima ndër vite mes dy fiseve.

Artikulli paraprakPROTESTA NË RRJOLL,NDALOHEN 7 PERSONA
Artikulli tjetër“GURRA E KURBINIT”, KONCERT NË LEZHË