Vrasja e oficerit të Renea-s në Lazarat, vëllezërit Aliko rrezikojnë burg përjetë

U arrestuan për vrasjen e oficerit të Renea-s më 24 qershor 2015, rrezikojnë të kalojnë tërë jetën në burg vëllezërit Arbjon dhe Alban Aliko nga Lazarati. Gjykata e Krimeve të Rënda, ka prishur këtë të mërkurë, vendimin e ndërmjetëm për gjykim të shkurtuar ndaj tyre dhe 9-të të pandehurve të tjerë. 8 muaj më parë, gjykata vendosi që këta të pandehur të procedohen me gjykim të shkurtuar, çka në rast dënimi do ti ulte atyre 1/3 e vendimeve me burg që do jepte kjo gjykatë. Ndërsa pas kundërshtive të disa avokatëve , për mospërputhje të deklarimeve të të pandehurve bashkëpunëtorë të drejtësisë, është kërkuar që ky proces të zhvillihet normal. Në këtë mënyrë i hapet rruga thirrjes së dëshmitarëve dhe ballafaqimit të të pandehurve me të penduarin e dosjes “Lazarati 2”.